Samsung UE98DU9072U - Bedienungsanleitung

Samsung UE98DU9072U

Samsung UE98DU9072U – Bedienungsanleitung, kostenlos online im PDF-Format lesen. Wir hoffen, dass dies Ihnen hilft, etwaige Fragen zu klären. Wenn Sie noch Fragen haben, kontaktieren Sie uns bitte über das Kontaktformular.

1 Seite 1
2 Seite 2
Seite: / 2
Anleitung wird geladen
Seite 1

Instalimi

•

Mos e vendosni asnjëherë pajisjen pranë kaloriferit ose mbi të,
ose mbi kanale ajrimi, ose në vende ku mund të ekspozohet
ndaj rrezeve të diellit.

•

Mos vendosni enë me ujë (vazo etj.) mbi pajisje, pasi mund të
shkaktohet zjarr ose goditje elektrike.

•

Mos e ekspozoni pajisjen ndaj shiut apo lagështirës.

•

Sigurohuni të kontaktoni qendrën e autorizuar të
informacionit "Samsung" kur synoni ta instaloni televizorin
në vend me shumë pluhur, me temperatura të larta ose të
ulëta, me shumë lagështi, me substanca kimike, ose kur do të
punojë 24 orë rresht, si p.sh. në aeroporte, stacione treni etj.
Përndryshe, televizori mund të dëmtohet rëndë.

•

Mos e ekspozoni pajisjen ndaj pikimit ose spërkatjes.

Montimi i televizorit në mur

Nëse e montoni televizorin në mur, ndiqni
udhëzimet me përpikëri sipas rekomandimit
nga prodhuesi. Nëse nuk montohet siç duhet,
televizori mund të rrëshqasë ose të rrëzohet,
duke shkaktuar lëndime të rënda te fëmijët apo të
rriturit dhe dëmtim të rëndë të televizorit.

•

Për të porositur kompletin e suportit për mur të "Samsung",
kontaktoni qendrën e shërbimit të "Samsung".

•

Samsung nuk mban përgjegjësi për ndonjë dëmtim të
produktit ose lëndimin tuaj apo të personave të tjerë nëse
zgjidhni ta montoni vetë bazamentin për mur.

•

"Samsung" nuk mban përgjegjësi për dëmtimin e produktit
ose lëndimet personale kur përdoret bazament për mur i
paspecifikuar ose jo-"VESA" ose nëse konsumatori nuk ndjek
udhëzimet e instalimit të produktit.

•

Bazamentin për mur mund ta instaloni në një mur të fortë
pingul dyshemesë. Përpara se ta montoni bazamentin për mur
në sipërfaqe të ndryshme nga kartonxhesi, kontaktoni me
shitësin tuaj më të afërt për informacione të mëtejshme. Nëse
e instaloni televizorin në tavan ose në mur të pjerrët, mund të
bjerë dhe të lëndojë rëndë njerëzit përreth.

•

Kur instaloni bazament për mur, ju rekomandojmë të
shtrëngoni të katër vidat "VESA".

•

Nëse dëshironi të instaloni një bazament për mur që
montohet në mur duke përdorur vetëm dy vidat e sipërme;
sigurohuni që të përdorni bazament për mur të "Samsung"
që mbështet këtë lloj instalimi. (Mund të mos keni mundësi
të blini këtë lloj bazamenti për mur, në varësi të zonës tuaj
gjeografike.)

•

Mos e montoni televizorin me pjerrësi më të madhe se 15
gradë.

•

Përmasat standarde të bazamentit për mur janë paraqitur në
tabelën në Unpacking and Installation Guide.

Mos e instaloni bazamentin për mur kur televizori
është ndezur. Mund të lëndoheni nga goditja
elektrike.

•

Mos përdorni vida më të gjata se përmasat standarde ose që
nuk përputhen me specifikimet për vidat standarde VESA.
Vidat më të gjata mund të shkaktojnë dëmtim në brendësi të
televizorit.

•

Për bazamentet për mur që nuk përputhen me specifikimet e
vidave standarde VESA, gjatësia e vidave mund të ndryshojë
në varësi të specifikimeve të tyre.

•

Mos i shtrëngoni shumë fort vidat. Përndryshe mund të
dëmtoni produktin ose të shkaktoni rënien e tij, duke lënduar
njerëzit përreth. Samsung nuk mban përgjegjësi për këto lloj
aksidentesh.

•

Vini gjithnjë dy persona për ta montuar televizorin në mur.

– Për modelet 82 inçë ose më të mëdha, merrni katër

persona për ta montuar televizorin në mur.

Sigurimi i ajrimit të duhur për televizorin

Kur instaloni televizorin *dhe aparatin One Connect ruani një
distancë prej së paku 10 cm midis televizorit *dhe aparatit One
Connect dhe objekteve të tjera (mureve, anëve të mobilies,
etj.) për të siguruar ajrosjen e duhur. Mosajrimi i duhur mund të
rezultojë në zjarr ose në problem me produktin, të shkaktuar nga
rritja e temperaturës së brendshme.
*: Vetëm modeli i mbështetur i kutisë One Connect

•

Kur ta instaloni televizorin me mbajtëse ose bazament për
mur, rekomandojmë përdorimin vetëm të pjesëve të ofruara
nga Samsung. Përdorimi i pjesëve të ofruara nga prodhues të
tjerë mund të shkaktojë vështirësi me produktin ose lëndime
të mundshme nga rrëzimi i tij.

Masa paraprake të sigurisë

Kujdes

: Tërheqja, shtyrja ose ngjitja mbi

televizor mund të bëjë që televizori të
rrëzohet. Në veçanti, mos u varni ose
çekuilibroni televizorin. Ky veprim mund
të shkaktojë rrëzimin e televizorit, duke
shkaktuar lëndime të rënda ose vdekje. Ndiqni
të gjitha masat e sigurisë të përmendura në
broshurën e sigurisë që vjen me televizorin.
Për të rritur qëndrueshmërinë dhe sigurinë,
mund të blini dhe të instaloni pajisjen kundër
rënies, duke iu referuar "Parandalimi i rrëzimit
të televizorit".

PARALAJMËRIM

: Mos e vendosni kurrë televizorin

në një vend të paqëndrueshëm. Televizori mund
të bjerë, duke shkaktuar lëndim të rëndë personal
ose vdekje. Shumë lëndime mund të shmangen
duke marrë masa të thjeshta paraprake si:

•

Përdorni gjithnjë komotë apo mbështetëset, ose mënyrat e
montimit të rekomanduara nga Samsung.

•

Përdorni gjithnjë mobilie që mund ta mbajnë në mënyrë të
sigurt televizorin.

•

Sigurohuni gjithnjë që televizori të mos tejkalojë anët e
mobilies mbështetëse.

Shqip - 3

Shqip

„Anleitung wird geladen“ bedeutet, dass Sie warten müssen, bis die Datei vollständig geladen ist und Sie sie online lesen können. Einige Anleitungen sind sehr groß, und die Zeit, bis sie angezeigt wird, hängt von Ihrer Internetgeschwindigkeit ab.

War diese Anleitung hilfreich?

Über diese Anleitung

Marke
Samsung
Modell
UE98DU9072U
Dokumenttyp
Bedienungsanleitung
Sprache(n)
Deutsch, Englisch, Spanisch, Französisch, Italienisch, Polnisch, Russisch, Swedish
Dateigröße
3,3 MB
Format
PDF

Weitere Anleitungen für Samsung UE98DU9072U

Frage stellen

Bis zu 3 Fotos. Max. 5 MB pro Foto. Formate: JPG, JPEG, PNG, WebP.